Cfare eshte dizajni responsiv?
Një faqe interneti me dizajn reponsiv është një site i afte per tu pershtatur me ekranin në të cilin po përdoret, pavarësisht se çfarë pajisje është. Faqja e internetit automatikisht riformohet për t’i dhënë përdoruesit një pamje vizive sa më të mirë duke i dhënë kështu faqes suaj një numër përfitimesh si dhe të jetë në përputhje me rekomandimet e Google.
Sipas një raporti nga Ofcom në vitin 2014 vetëm 22% nisën të përdornin telefonin si jetin e parë për të shfletuar internetin; duke dëshmuar një rritje reale në përdorimin e celularit. Disponueshmëria e 4G ka ndikuar gjithashtu në mënyrën se si njerëzit përdorin pajisjet e tyre mobile. Gjatë vitit 2014, abonimet 4G u rritën nga 2.7 milionë në 23.6 milionë. Ne shpenzojmë dy herë më shumë kohë në internet në smartfonët tanë sesa laptopë apo kompjutera personalë.
Për këto arsye, është e rëndësishme që ju të investoni në një website reponsiv dhe që biznesi juaj të ketë një faqe interneti që funksionon mirë në një smartphone ose në ekranet e pajisjeve të tjera celulare, për shkak të numrit të madh të njerëzve që mund të përdorin faqen tuaj përmes një smartphone ose tableti.
Avantazhet e një dizajni responsiv
Me një faqe interneti responsive, të gjitha përmbajtjet dhe faqet e brendshme përshtaten më të gjitha tipet e rezolucionit të ekranit dhe pajisjeve. Nëse jeni duke parë një faqe interneti në smartfonin tuaj ose në laptop, gjithcka do të jetë e unifikuar dhe faqja do të jetë e lehtë për t’u naviguar si edhe me një numër minimal lëvizjesh përkundërejt madhësive të ndryshme të ekranit.
Dizajni responsiv mund të përmirësojë përvojën e përdoruesit apo klientit gjë që përkthehet në një perceptim pozitiv ndaj markës dhe biznesit tuaj. Nëse klienti mund të aksesojë lehtësisht faqen tuaj në të gjitha platformat, ata kanë më shumë gjasa të kthehen tek ju për të blerë një produkt tjetër.
Dizajni responsiv tani është gjithashtu i rëndësishëm si një faktor renditjeje, siç u përmend më herët. Faqet web responsive do të ngarkohen më shpejt, gjë që ka gjasa të rrisë renditjen tuaj në treg. Gjithashtu, shpërndarja në rrjetet sociale është më të lehtë, duke ju ndihmuar që të keni një audiencë më të madhe për markën tuaj.
Fushatat e SEO dhe mirëmbajtja e faqes janë gjithashtu procese më të lehta në një faqe interneti miqësore për celularë; është më e shpejtë dhe më pak e shtrenjtë se të bësh një aplikacion mobile të pavaruar (stand-alone) përveç faqes tënde desktop të internetit.